Sveçla: Kemi neutralizuar grupet ekstremiste në veri

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

Atje, tha ai, institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme të vazhdueshme nga grupe ekstremiste, që kulmuan me sulmin terrorist të 24 shtatorit i cili, sipas ministrit, “falë angazhimit dhe sakrificës së policisë së Kosovës por edhe institucioneve tjera, u menaxhua jashtëzakonisht mirë, edhe pse humbën një pjesëtar të policisë, heroin Afrim Bunjaku”.

“Ky ishte kulminacion, por gjatë këtyre viteve, policia e Kosovës është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste. Lajmi i fundit është se qysh një sulm e kemi pasur edhe dje, ku është rrezikuar jeta e një pjesëtari të policisë. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm, e për disa qarqe eshë pabesueshëm mirë, dhe prezenca e të gjitha institucioneve legale vetëm se po rritet dhe po funksionojnë në mënyrë sa më normale”, deklaroi Sveçla në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se është arritur neutralizimi i këtyre grupeve ekstremiste në këtë pjesë të vendit.

Ministri foli edhe për targat dhe regjistrimin e veturave nga serbët lokalë të veriut në targa të Republikës së Kosovës. Kjo tha e rrit ndjeshëm sigurinë në atë zonë. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...

Vërmicë: Ndalet një veturë me katër shtetas të huaj, dyshohet për kontrabandë me migrantë

Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij...

Arrestohet një kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia Kosovës ka njoftuar se më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj...