Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia

PUBLIKUAR

Policia dhe Dogana e kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në fshatin Karaçevë e Epërme.

Sipas organeve të renditm vlera e mallit të kapur është 13 mijë euro.

“Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuara në automjet foli plastike (ambalazh) rreth 1005 kg. për të cilat nuk kishte asnjë dokument”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme”.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...