Hasani: Qeveria dhe organet politike e futin Kosovën më shumë në telashe nëse nuk i zbatojnë zotimet

PUBLIKUAR

Profesori Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 tha se në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk do ketë përplasje mes Gjyaktës Kushtetuese dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

‘’Bashkësia Ndërkombëtare s’ka pse përplaset me Gjyaktën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka standartet e veta ajo duhet me vepru sipas aktgjykimeve të vitit 2015 s’ka pse. Qeveria organet poltiike perplasen dhe e futin Kosoven me shume ne telashe nese nuk i zbatojnë zotimet që i kanë marrë, atë më se ndryshon’’, tha Hasani.

Ndër tjerash, Hasani tha se draftatuti i Asociacionit flet për një strukturë normative, e cila sipas tij në pjesën dërmuese minon shtetësinë e Kosovës, sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj.

“Ajo shihet që nga dispozitat e para ose pjesës hyrëse, preambulës që është se nuk mund të ndahet nga pjesa operative dhe nuk mund të shikohet nga pjesa operative deri më duket te neni 42 , neni dikund i parafundit atje që normon arbitrazhin. Nuk mund të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe të ketë integritet territorial, ta kuptoj i madh edhe i vogël me rezolutën 1244 në preambulë të një akt nënligjor as është Kushtetutë as është ligj , akt nënligjor që quhet statut dhe nuk mund të jetë shtet sovran dhe i pavarur me një arbitrazh i cili është miks efektivisht ndërkombëtar, i cili ndan juridiksionet ..”, tha Hasani.

Ai tha se konfliktet dhe juridiksionet zgjidhen më së shumti nga Gjykata më e lartë në vend.

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...