Kurti dhe Naim Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, BIK’u jep detaje

PUBLIKUAR

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie, ka njoftuar BIK’u, të mërkurën.

“Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë”.

“Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...