Konjufca takon ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, detaje se çka folën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadoren e re të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për detyrën e re.

Në këtë takim, Konjufca dhe Kuzma kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Letonisë ndër vite dhe për mundësitë e avancimit të tij në fusha të interest të përbashkët.

Konjufca e ka njoftuar diplomaten letoneze për punën e Kuvendit gjatë këtij viti dhe për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i bindur se Letonia do t mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, ndërsa Kuzma konfirmoi përkushtimin e Letonisë për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për Kosovën edhe në të ardhmen.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se Letonia do të vazhdojë t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe ta mbështesë Kosovën në aspiratat e saj euro-atlantike, përderisa diplomatja letoneze konfirmoi përkushtimin e shtetit që përfaqëson për forcimin e bashkëpunimit e të mbështetjes për vendin tonë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...