Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda

PUBLIKUAR

Në dy lokacione të ndryshme nga njësitet policore të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë, njofton Policia.

Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës ( vlera e përgjithshme mbi 3000 euro).

Personi i dyshuar F.V, mashkull 31 vjeç, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë sot rreth orës 02:30, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në fshatin Sllatinë, është ndaluar një furgon në të cilin janë gjetë pjesë të automjeteve pa dokumetacion.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare të hetimin, është arrestuar ngasësi i furgonit.

Personi i dyshuar:

– A. H, mashkull, 48 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar për rastin e njejtë.

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...