Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim

PUBLIKUAR

E plotësuar: Dhomat e Specializuara në Hagë sot kanë shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Apelit ka vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vite burgim.

Në Hagë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës ku pritet të jepet vendimi i Apelit.

Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në prani të akuzuarit.

Salih Mustafa ndodhet i pranishëm në sallën e gjyqit.

Kujtojmë se Salih Mustafa është dënuar me 26 vite burgim për krime lufte.

Ndryshe, gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.

Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar në Njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim.

Trupi Gjykues e shpalli Mustafa të pafajshëm për krimin e trajtimit mizor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...