Policia për aksidentin në autostradë: 14 automjete të përfshira, raportohet për të lënduar

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën Ibrahim Rugova.

Ai i tha Gazetës Express se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura dhe se raportohet edhe për të lënduar.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare eshte shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojè e aksdentit raportohet edhe per persona té lënduar.”

Ai ka thënë se rruga është e bllokuar përkohësisht.

“Kjo rruge eshte bllokuar perkohesisht, perderisa njesitet policore dhe ekipet emergjente kane reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marr me rastin dhe trajtimin e personave te lenduar”

Hoxha tha se për detaje tjera do të njoftojnë prapë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...