Sulmoi fizikisht një person, policia ia konfiskon armën të dyshuarit në Skenderaj

PUBLIKUAR

Një armë zjarri është konfiskuar sot në Skenderaj.

Siç njofton policia, arma është konfiskuar pas një mosmarrëveshje që një person ka pasur me një tjetër, dhe ka sulmuar fizikisht atë, transmeton Telegrafi .

“Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë konfiskuar një armë të gjatë me njëzetë (20) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje. Arma është konfiskuar në rrugën ” Azem Bejta ” pasi që pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tije janë iniciuar raste për veprat penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “lëndim i lehtë trupor”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...