Klinaku: Sapo u informova se Specialja ka bastisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha

PUBLIKUAR

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar të enjten se Gjykata Speciale e Hagës ka filluar të bastisë shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, Gjykata Speciale së fundmi ka kryer disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Në lidhje me këto bastisje, Klinaku ditë më parë ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisjeve nuk duhet të lejojë të iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Kjo siç ka theksuar ai ,duke u bazuar në përvojat e tij të mëparshme nga ZPS-ja kur kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së më 25 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...