Vdes një grua në një aksident trafiku në Viti

PUBLIKUAR

Ka vdekur mbrëmë një grua në një aksident trafiku në fshatin Gërmovë të Vitisë, shkruan Gazeta Express.

Deri tek aksidenti sipas policisë, ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi veturën që ajo po drejtonte.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Fsh. Gërmovë, Viti / 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahjen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...