Vrasja e Liridonës dhe grabitja në Suharekë, Haradinaj lëvdon policinë: Na e kthyen besimin te shteti

PUBLIKUAR

Kryetrari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për sigurinë në vend.

Ish-kryeministri Haradinaj, mes tjerash ka përmendur vrasjen e  Liridona Ademajt, ditë më parë në Prishtinë, që dyshohet se u porosit nga burri i saj, por edhe për ngjarjet tjera që cenojnë sigurinë në vend, si fjala vjen, vjedhja në argjendarinë në Suharekë e gjetiu, ku për pasojë pati një polic të plagosur dhe një person vrarë.

Kreu i AAK-së, tha në RTK se rendi e ligji kërkon një kujdes të vazhdueshëm, ngase sipas tij, i vetmi shpëtim na vjen nga institucionet e rendit dhe ligjit, ngase në kohë rekord arritën të zbulojnë kryesit e veprimeve të tilla.

“Institucionet e rendit dhe të ligjit na e kanë kthyer besimin tek ata, te shteti”, deklaroi Haradinaj, por, shtoi ai, mirë do të ishte të punohej në parandalimin e këtyre ngjarjeve.

I pari i AAK-së u shpreh kritik ndaj qeverisë së vendit në mosmbështetjen ndaj organeve të sigurisë.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...