Avokatja: Policia e dinte se Naimi e porositi vrasjen, e pritën përfundimin e varrimit të Liridonës për ta arrestuar

PUBLIKUAR

Avokatja Fehmije Bytyqi tha në Frontal në T7 se ka informacione se Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, qysh para varrimit të saj të premtën.

Bytyqi tha se është pritur përfundimi i ceremonisë së varrimit për ta arrestuar atë dhe dy të akuzuarit tjerë, ndërsa e përgëzoi Policinë për punën.

“Me informatat të cilat i kam, Policia dhe Prokuroria kanë qenë në dijeni për porositësin para se të ndodhë varrimi i Liridonës. Kanë pritur deri në përfundim të ceremonicë së varrimit për ta arrestuar”, tha ajo.

“Institucionet tona e kanë kryer punën shumë mirë”, theksoi avokatja.

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...