Vëllai i Liridonës: Presim që institucionet të na lejojnë që nesër ta kthejmë motrën aty ku e ka vendin

PUBLIKUAR

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj Murseli ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.

Ai tha se vrasësit duhet që të kalben në burg teksa tha se asnjë grua tjetër nuk duhet që të vritet.

Tutje Ademaj tha se shpresojnë që institucionet ta lejojnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës për ta varrosur në vendlindjen e saj.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.

Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj.

Me respekt,

Familja Ademaj

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...