Hasani: Dënimet në Kosovë janë të ulëta në krahasim me rajonin (VIDEO)

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, deklaroi se nuk ka asnjë dilemë që dënimet në Kosovë janë të ulëta në krahasim me regjionin.

“Këtë e them me siguri të plotë kur kemi të bëjmë me dënimet në përgjithësi, për faktin se është krijuar një lloj standardi që gjyqtari e shikon gjithmonë atë minimumin e atë pjesën më të ulët të dënimit, dhe këtë matjen e dënimit e bën më tepër në mënyrë mekanike pa i marr parasysh të gjithë ato rrethanat që kanë atë impaktin në lartësinë e dënimit”

“D.m.th matja e dënimit nuk bëhet në përputhje me kriteret që ligji i përcakton në mënyrë të saktë, mirëpo kur kemi të bëjmë te veprat penale të terrorizmit për shkak të pasojave që ato krijojnë edhe në aspektin e brendshëm nacional, por edhe në aspektin ndërkombëtar”, u shpreh për Info Magazine ish-kryetari i Gjykatës Supreme.

Sipas tij, do të duhej të ishin shumë të vëmendshëm në kuptimin e matjes dhe llojit të dënimit, dhe se nuk do të duhej të ishte fokusi i gjyqtarit për të parë minimumin e dënimit, por dënimi të përcaktohej në përputhje me rrethanat që i karakterizojnë këto vepra penale.

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...