I dyshuari për vrasjen e vjehrrit ende në arrati, policia deklarohet për rastin

PUBLIKUAR

I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë, gjendet ende në arrati, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, dyshimet e para janë që deri tek vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Kështu si pasojë e plagëve të marra nga thika, një person ka vdekur.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.   Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë  babanë  e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në  QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoiftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e...

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara...

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...