Ditë e rëndë, në 24 orët e fundit dy vrasje në Kosovë

PUBLIKUAR

E mërkura në Kosovë ishte ditë e rëndë, ku brenda 24 orëve ndodhën dy vrasje.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, kur një grua është vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Rastin e për Telegrafin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka marrë informatë rreth orës 20:20, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Sinidoll.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë gjetur një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Reklama

Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Ndërkaq, viktima është gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

Pacolli ka publikuar foton e çiftit, duke theksuar se ndan dhimbjen me familjen e së ndjerës, Liridonës.

Jo zyrtarisht raportohet se familja Murseli ishte cak i një plaçkitjeje.

Ndërkaq, pas këtij rasti tragjik ku e vrarë mbeti një grua, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therja me thikë po në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Vitia”.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit (i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një grua dërgohet për trajtim në QKUK, më pas ndërron jetë, policia nis hetimet

Një grua ka ndërruar jetë në Fushë-Kosovë, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e...

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Sot gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të shpërndara...

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...