Kurti nis ditën me një takim me ambasadorin gjerman, ky i fundit i dhuron edhe një libër

PUBLIKUAR

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka nisur sot ditën me një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Siç ka njoftuar ZKM, Kurti dhe Rohde kanë folur për raportet në mes të dy shteteve, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Rohde në këtë takim është kujdesur që t’ia dhurojë Kurtit edhe një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” e autorëve Enrico Sweewald dhe Urs Unkauf, ku përshkruhet historiku i raporteve në mes të dy shteteve dhe dy popujve.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin për librin dhe për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme.

“Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./Express/

SHIKO MË SHUMË

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu po mban një konferencë për...

Prishtinë: Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, përfundon në stacion policor

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë kosovar...