U gjet i shtrirë në rrugë, QMF-ja në Drenas konstaton vdekjen e një personi

PUBLIKUAR

Policia ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Komoran të Drenasit nga disa kalimtarë rasti.

I njëjti është marrë nga autoambulanca, ku nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, policia bëri të ditur se rasti vazhdon të jetë nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...