KQZ mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga tash e tutje ky institucion ju mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje.

Njoftimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Kam kënaqësinë që të ju informoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga tash e tutje ju mundëson që të mësoni qendrën tuaj të votimit dhe ta ndërroni atë edhe kur nuk ka zgjedhje.

Për shumë palë zgjedhje, pa fajin tonë, shumë prej jush mund të jeni caktuar në qendra të votimit të cilat kanë qenë larg lagjes apo adresës ku ju jetoni, apo duke shpërndarë një familje në qendra të ndryshme të votimit. Duke marre në konsiderate nevojën për përmirësimin e listës se votuesve dhe caktimin tuaj në qendrën me të afërt të adresës ku ju jetoni, KQZ ju fton të gjithëve që të mësoni dhe ta ndërroni qendrën tuaj te votimit.

E këtë mund ta bëni:

  • Përmes platformës online në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.orgduke klikuar në linkun “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”

Vetëm duke shënuar numrin tuaj personal dhe pastaj duke klikuar butonin “kontrollo vendvotimin tuaj” do të shfaqen të dhënat tuaja.

Nëse dëshironi që ta ndërroni qendrën e votimit, atëherë klikoni në butonin “dërgo kërkesën për ndryshim” dhe zgjedhni qendrën e votimit që është afër adresës ku ju jetoni që të votoni në zgjedhjet e ardhshme.

Pas kësaj, ju duhet të plotësoni të dhënat qa kërkohen për:

Adresën e vendbanimit, e-mail adresën tuaj,  si dhe bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit.

Pasi t’i kryeni këto veprime, klikoni butonin “dërgo” në mënyrë që kërkesa të dërgohet për shqyrtim në KQZ dhe pastaj ju do të informoheni me kohë.

Ndryshimin e qendrës së votimit mund ta bëni edhe në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...