Grabovci thotë se “një katund që shihet, kallauz nuk do”! (Video)

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në TV Rrokum ka treguar se pse sot subjekti i tij nuk e caktoi kryetarin e ri.

“Kemi respektuar Statutin. Duhet kohë deri te Konventa”, ka thënë ai, duke arsyetuar vendimin që Kadri Veseli të jetë ushtrues detyre i kryetarit.

Sipas tij, Hashim Thaçi është presidenti më gjithëpërfshirës i Kosovës, ndërsa demanton mediat ndërkombëtare që kanë shkruar se ai është zgjedhur në këtë post në shtetrrethim.

“Aty ku mungon vizion e mungojnë argumentet, fillon përdorimi i mjeteve te ndaluara. Kryeparlamentari Veseli asnjëherë nuk ia ka ndaluar asnjë deputeti të drejtën të flasë”, ka thënë ai.

Me djegien e veturave Grabovci tha se duhen të merren organet kompetente, ndërsa shton se “një katund që shihet, kallauz nuk do”, duke aluduar se ato janë djegur nga opozita. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive, ekipet në terren vazhdojnë intervenimet

Gjithsej 7 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar deri në orën 13:00, njoftoi...

Zemaj: Barra e përgjegjësisë për krijimin e institucioneve të reja bie mbi Albin Kurtin

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se...

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë...