Kërkohet që pensioni minimal të jetë 200 euro (VIDEO)

PUBLIKUAR

Edhe katër muaj pret të dalë në pension, por me problemet e pensionistëve përballet çdo ditë.

Hana Berisha, kryetare e Rrjetit të Grave Sindikale, propozon që pensioni më i ulët të jetë 200 euro, raporton Kiks Kosova.

Sipas saj, pensionistët mezi kalojnë muajin, pasi që pjesa më e madhe e pensionit që marrin u shkon për ilaçe.

Berisha e sheh të paarsyeshme kushtin që pensionistët të paraqiten çdo gjashtë muaj në zyrat për pensione.

Ndonëse kanë dëshirë të udhëtojnë, pensionet u ulëta që i marrin nuk i lënë as të mendojnë një gjë të tillë. Madje, shumë prej tyre nuk kanë mundësi të udhëtojnë as për në Shqipëri këtë nëntor për Festën e Flamurit.

Prandaj, ajo ka një apel për pushtetarët.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...