Përjashtohet nga shërbimi civil i sanksionuari i SHBA-së

PUBLIKUAR

Komisioni disiplinor ka marrë vendim ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Infrastrukturës dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Komisioni disiplinor ka marrë vendim ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Infrastrukturës dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Aliu në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, tha se prej datës 3 nëntor kur kanë marrë informacionin për sanksionimin e Krasniqit, fillimisht kanë marrë vendim për pezullim të tij dhe më pastaj përjashtimin e tij nga shërbimi civil, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Sot Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për rastin e Nexhat Krasniqit. Vendimi është heqje nga shërbimi civil… Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga mediat se për zotërinë Krasniqi ka masë nga SHBA-ja dhe në po të njëjtën ditë është marrë vendimi për pezullim nga pozita, në po atë ditë, madje pasdite ka qenë. Që nga ajo ditë deri më sot kemi arritur në pozitën kur zotëri Nexhat Krasniqi me vendimin e Komisionit Disiplinor është hequr nga shërbimi civil. Në ndërkohë me datën 15 nëntor është vendosur në pozitë ushtrues detyre të përkohshëm për të cilën pastaj do të hapet konkursi për dy pozitat dhe më datën 20 nëntor është bërë kërkesa për të marrë këtë vendim që është marrë sot më 22 nëntor. Ky është procesi që ne e kemi mbajtur të informuar opinionin, qeverinë dhe Ambasadën e SHBA-së. Ky është një proces që ka shkuar normal”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...