Kurti takon përfaqësues të komunitetit kroat në Kosovë, iu premton kushte më të mira

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurt u takua ditën e sotme me përfaqësues nga komuniteti kroat në Kosovë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.

Të pranishëm ishin dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, dhe përfaqësuesit kroatë në Këshillin Konsultativ të Komuniteteve pranë Presidencës, Josip Cirimotic dhe Silvana Palic.

Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i Qeverisë me komunitetin dhe njohja më thellësisht me nevojat e tyre.

“U fol për angazhimin e Qeverisë me komunitetin gjatë vitit e ku Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij në marrjen pjesë në Meshë për Krishtlindje në Kishën e Janjevës, si dhe pjesëmarrjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar në festimin e 720 vjetorit të Kishës në Janjevë më herët gjatë vitit”, ka njoftuar ZKM.

Gjithashtu, ZKM thotë “u trajtua dhe ndihma e dhënë për qytetarët tanë nga Janjeva, të përzgjedhur nga komisioni për grante nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, dhe punën e Qeverisë për zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, në mënyrë që komunitetet joshumicë të kenë qasje në komunikimet prej qeverisë”.

Përfaqësues të komunitetit kroat kanë falënderuar Kryeministrin për mundësinë për të bashkëbiseduar mbi sfidat e tyre dhe mundësinë për bashkëpunim.

Ata veçuan nevojën për mbështetje infrastrukturore në Janjevë.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për të punuar në sigurimin e kushteve sa më të mira për komunitetin kroat në Kosovë”.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...