Zjarri në IML, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka nisur hetimet rreth shkaqeve që e kanë shkaktuar zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zyrtarja për Informim e PK-së, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...