Abdixhiku kërkon falje për 2 mijë përkrahësit që mbeten jashtë: S’kishim sallë më të madhe

PUBLIKUAR

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar 6 mijë pjesëmarrësit në Konventën e LDK’së, derisa i ka kërkuar falje atyre që kanë mbetur jashtë.

Ai tha se 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit të madh.

“Ju faleminderit të 6000 pjesëmarrësve në Konventë; e ndjesë për 2000 të tjerë që na mbetën jashtë. Sallë më të madhe nuk kishim; por masoviteti juaj, thirrjet tuaja, brenda e jashtë, na dha forcë për ecjen para. 19 nëntori shënon nisjen drejt rikthimit tonë të madh. Lidhja është e fortë!”

Ai tha se konventa programore “Rruga e re” transmetohet sot në: TV Dukagjini, në orën 18:40; Klan Kosova, në orën 19:00, dhe T7, në orën 20:00.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...