Granit Begolli i ashpër me Glihan: A ke rrejt para lojës a pas lojës?

PUBLIKUAR

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Granit Begolli ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e trajnerit të Kosovës, Primoz Gliha.

Ai para lojës me Zvicrën bëri një reagim ndryshe në lidhje me Edon Zhegrovën, e pas ndeshjes bëri një reagim ndryshe.

E Begolli u shpreh se nuk ka mundësi që dy deklaratat të jenë të sakta e që janë kontradiktore me njëra-tjetrën.

“Ti je t’u bo hajgare me një shtet. Ke rrejt në njërën prej deklaratave, se nuk munden me kanë të sakta. A mendon ai se mundet me ndiku direkt në karrierën e Edon Zhegrovës. Nuk mundesh dy deklarata me i pasë të sakta që janë kontradiktore njëra me tjetrën. Këtu është vend i çudirave, këtu ndodh gjithçka.”, tha Begolli.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...