“Tentuan me i zënë Ademin, Hamzën e Rifatin”, Murtezaj flet për sulmin e ’91-ës mbi familjen Jashari

PUBLIKUAR

I ftuari i radhës në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin” në Klan Kosova ka qenë veprimtari i njohur Xhafer Murtezaj, i cili foli për Drenicën.

Ai në këtë rrëfim të tij foli edhe për familjen heroike Jashari, duke treguar disa detaje nga sulmi i parë mbi ta në dhjetor të vitit 1991.

Murtezaj u shpreh se nga ky sulm pati tentime që të kapnin krerët e kësaj familje, Adem Jasharin, Hamzë Jasharin si dhe Rifat Jasharin.

“Rasti i parë që është shumë interesant është më 10 dhjetor të 1991-ës ku tentojnë me shku me i zënë Ademin, Hamzën edhe Rifatin. Arrijnë me shpëtu, por atë ditë ka pas shumë forca të mëdha, ka pas edhe malltretime të mëdha, ka pas të rrahur e të malltretuar, sidomos baca Shaban. Shumë i malltretuar ka qenë edhe Xhafer Jashari”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...