Rruga, Magurë- Lipjan, së shpejti do nis ndërtimi dhe asfaltimin e saj

PUBLIKUAR

Kryetari Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qendruar sot në Ministrinë Ministrinë e Infrastrukturës, ai është takuar me Ministrin Infrastrukturës, Lutfi Zharku për të biseduar rreth gjendjes në sferën e infastrukturës në Komunën e Lipjanit.
Në mesin e shumë çështjeve të diskutuara është biseduar edhe për riasfaltimin e rrugës Magurë- Lipjan, njofton Komuna.
Ministri Zharku ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shumë projekteve Komunën e Lipjanit, duke bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës është në fazën e fundit të zhvillimit të procedurave për tenderimin e projektit për asfaltimin e rrugës Magurë- Lipjan.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen dhe bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve në fushën e infrastrukturës. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...