Gjendën pesticide me afat të skaduar në Lipjan

PUBLIKUAR

Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan në raportin mujor ka bërë të ditur se në bazë Ligjit për pesticide Nr. 2003/20 gjatë kontrollimit janë gjetur disa pesticide me afat të skaduar në Lipjan po ashtu edhe dhe në disa pako me fara të perimeve të cilat janë asgjësuar në vend, transmeton LipjaniNews

“Gjatë këtij muaji në vazhdën e inspektimeve ishin barnatoret bujqësore në qytet dhe në disa fshatra ku është inspektuar për afatshmërin e pesticideve në bazë të Ligjit Nr. 2003/20 , Licensat e farërave në bazë të Ligjit Nr.2003/5, plehrave në bazë të Ligjit Nr. 2003/10, ushqimet e kafshëve dhe koncentratet në bazë të Ligjit Nr. 03/L-029”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se për të gjitha parregullsitë kam vepruar komfor Ligjit dhe rregulloreve në fuqi. Në disa raste kemi atakuar pesticide me afat të skaduar të cilat janë larguar nga shitja sipas Ligjit për pesticide Nr. 2003/20 dhe në disa pako me fara të perimeve të cilat janë asgjësuar në vend sipas Ligjit për Farëra Nr. 2003/5 /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...