Të gjithë e kërkojnë, ndërsa në garë futet edhe United

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka përforcuar përpjekjet për transferimin e Mario Gotzes, të cilit nuk do t’i vazhdohet kontrata te Bayern Munichu.

23-vjeçari konsiderohej një prej talenteve më të mirë në Evropë gjatë kohës sa luante te Borussia Dortmundi, mirëpo qëkur u transferua në Allianz Arena nuk ka arritur ta gjejë formën e tij më të mirë.

Sipas TZ, bavarezët po përgatisin kontrata të reja për lojtarët kryesorë, mirëpo mesfushori ofensiv nuk bën pjesë në këtë listë.

Ai pritet të largohet gjatë verës nëse klubi gjerman merr një ofertë të mirë.

Ndër klubet e mëdha që e kërkojnë nënshkrimin e tij janë edhe Juventusi që e ka kërkuar Gotzen qe një kohë të gjatë, ndërsa në garë për të është edhe Real Madridi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...