Aksident me fatalitet në Podujevë, vdiq biçiklisti që u godit nga një kamision

PUBLIKUAR

Dje në fshatin Sekiraqë të Podujevës ka ndodhur një aksident me fatalitet, shkruan Gazeta Express.

Në këtë aksident ka vdekur një person që ishte duke e vozitur një biçikletë.

Ai u godit nga një kamion në lëvizje.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sekiraq, Podujevë / 06.11.2023 – 12:48. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues ( kamion)  dyshohet se  nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...