Prishtinë: Pas një mosmarrëveshje me një person, gjuajti me armë dhe iku nga vendi i ngjarjes

PUBLIKUAR

Policia ka njoftuar se është raportuar që një person pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një person tjetër, kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet relevante, në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS & SULM -Prishtinë  05.11.2023 – 22:27  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar  tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rastin vazhdon të hetohet.”

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...