Kryeministri Kurti me bashkëpartiakë vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpartiakët e tij, ka vizituar familjen e Rexhep Selimit, i cili gjendet në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“10-shi fitimtar e çlirimtar, Rexhep Selimi na mungon! Rexhep Selimi tash e tre vjet mban burgun në Hagë. Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar”.

“Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme. Mbetemi të patudur në bindjen se UÇK-ja e drejtë ka qenë dhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, thuhet në postim.

Tutje, VV-ja përmes këtij postimi ka uruar lirimin sa më të shpejtë të Rexhep Selimit, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, Kryeministri Kurti, bashkë me Kryeparlamentarin Konjufca, Sekretarin Organizativ, Alim Rama, Shefen e Grupit Parlamentar të LV, Mimoza Kusari-Lila, deputetin, Salih Zyba, këshilltarin e kryeministrit për Maqedoni të Veriut, Bekim Qoku, Kryetarin e Gostivarit, njëherit Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe deputetin e ASh, Halil Snopçe, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-lufëtarja e UÇK-së, bashkëshortja e Rexhep Selimit.  Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë”, thuhet tutje në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...