Në 3 vjetorin e shkuarjes në Hagë, Memli Krasniqi viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me zyrtarë të lartë të PDK-së kanë vizituar sot në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë, familjet e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se heronjtë janë më shumë se individë – pa çka se bartin emra të përveçëm, përcjell klankosova.tv.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, simbolizojnë forcën, kurajon dhe frymëzimin i cili ka përbashkuar një popull. Pavarësisht nga muret dhe kufizimet, shembulli dhe emri i tyre në mënyrë të pashmangshme i tejkalon ato dhe shkëlqen mbi Kosovë, duke ndriçuar rrugën për brezat që do të vijnë”, tha Memli Krasniqi.

Ai tha se sot, është obligimi ynë që ta vazhdojmë ëndrrën dhe punën e tyre për shtetndërtim e fuqizim të kombit tonë.

“Këtë ua thash edhe familjarëve gjatë vizitave të sotme te ta. Tre vjet kaluan, e mund të kalojë edhe ndonjë tjetër, mirëpo një gjë është e sigurt: Dielli do të lind përsëri!”, tha Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...