Avokati i Thaçit: Do të përpiqem ta nxjerrë shpejt, provat e Prokurorisë s’janë të fuqishme

PUBLIKUAR

Gregory Keohe, avokati kryesor i ish-presidentit Hashim Thaçi, thotë se do të përpiqet ta lirojë klientin e tij sapo Prokuroria të përfundojë pjesën e saj të paraqitjes së provave në gjykim.

Keohe tha se provat e Prokurorisë janë të pafuqishme.

“Mendoj se do të përpiqem ta nxjerrë Presidentin sapo Prokuoria ta përfundojë parqitjen e provave dhe shpresoj që ta fitoj mocionin, të mos kemi për çfarë të përgjigjemi. Deri tash nuk shoh ndonjë fuqi në provat që ka Prokuroria, e që ndërlidhen me presidentin Thaçi”, tha avokati për Nacionalen.

Keohe tha se është e vështirë të flitet se sa do të zgjasin hetimet e mbrojtjes.

“Por nëse duhet të vazhdojmë me mbrojtjen, duhet ta parqesim rastin. Megjithatë, e vështirë të flitet në këtë fazë. Po përmbahem sepse në qoftë se ju jap një afat kohor, vërtetë nuk e di se çfarë do të sjellë Prokuroria që të përgjigjem, por nëse do të jemi të detyruar t’i parqesim provat tona”, tha ai.

Avokati përmendi një “valë të dëshmitarëve ndërkombëtarë” që tha se do të dëshmojnë në favor të Thaçit gjatë gjykimit.

“Kemi një valë të dëshmitarëve ndërkombëtarë që do të flasin për presidentin Thaçi. Do të dëshmojnë për faktin se presidenti Thaçi, veçanërisht pas luftës, është përpjekur të sjellë paqe dhe pajtim në Kosovë, personi që është përpjekur t’i bind serbët që të mos largohen, dikush që shtynte përpara idenë e një shoqërie multietnike…”, tha Keohe.

Avokati tha se Thaçi i ka bërë këto “vetëm pak ditë pas luftës”.

Ndërsa në lidhje me provat e Prokurorisë të marra nga Serbia, Keohe tha se “këto janë shqetësime serioze nga të katër nga ne ekipet e mbrojtjes që i kemi”.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...