Si do të jetë moti gjatë fundjavës, ky është parashikimi i IHMK’së

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës.

Sipas IHMK’së, të shtunen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, raporton Express.

“Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje ndhe veriperendim të vendit, derisa pjesët tjera të terrtorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë  Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por që vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK.

Në fund të njoftimit, Instituti njofton se mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperindimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperendimit të Maqedonisë.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...