Isni Kilaj u arrestua mbrëmë nga Specialja, por dy herë kishte vizituar ish-krerët e UÇK’së në Hagë

PUBLIKUAR

Gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:30, me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, kanë arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas bastisjeve disa orëshe në pronat e tij në Prishtinë e Lubizhdë të Malishevës.

Djali i Isniut, Blendi Kilaj tha se familja e tij është rrethuar në dy shtëpitë, në Prishtinë dhe në Malishevë, nga EULEX-i dhe Gjykata Speciale, ku për 17 orë janë marrë në pyetje dhe nuk i është lejuar asnjë kontakt nga jashtë.

Por, ish-kryetari Kilaj, në muajin tetor të këtij viti kishte vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kilaj kishte shkruar shkurt “Sot në Hagë te Çlirimtarët!”, duke ia bashkangjitur edhe 2 fotografi me miqtë e tij.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...