Komuna e Malishevës: EULEX-i e ka arrestuar Isni Kilajn

PUBLIKUAR

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.

Në reagimin e komunës, ata kërkojnë që Gjykata Speciale ta ndërpresë këtë, të cilën e quajtën përndjekje të çlirimtarëve.

“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”.

“Kujtojmë se në territorin e Komunës së Malishevës, janë vrarë afër 400 civil të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më sot, nuk është dënuar askush dhe nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor për këto vrasje, as për dy masakrat e mëdha, atë të Burimit dhe të Gollubovcit”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, komuna e Malishevës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kilajt dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së.

“Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojmë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim”.

“Ne besojmë në drejtësi, por drejtësi duhet të ketë për të gjithë. Lufta e UÇK-së, është një luftë e njohur nga të gjithë, luftë e cila i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...