Ambasadori amerikan mirëpret vendimin për furnizim me barna të spitaleve në komunat me shumicë serbe

PUBLIKUAR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përshendetur vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për furnizim me barna të spitaleve dhe qendrave mjekësore nëpër komunat me shumicë serbe.

Hovenier është shprehur i lumtur për këtë iniciativë, duke shtuar se i shërben të gjitha  komuniteteve.

“I bashkohem kolegut tim nga BE, për të mirëpritur miratimin e shpejtë të vendimit nga ministri Vitia për donacionet me barna dhe furnizimet mjekësore. E përgëzoj përkushtimin e tij të vendosur për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Këtë vendim e ka përshëndetur edhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /Gazeta Express

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...