Dy njësitë e policisë që protestuan kërkojnë që shtesat e rrezikshmërisë të jenë 50 përqind e pagës bazë

PUBLIKUAR

Nuk dëshirojmë të përdoremi për qëllime politike.

Kështu thanë sot pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive të Policisë së Kosovës në protestën e tyre para Qeverisë.

Përfaqësuesi i tyre sot para mediave tha se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale.

“Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, ka thënë ky përfaqësues, njofton KlanKosova.tv.

“Nuk përfaqësohemi nga askush, prandaj kërkojmë edhe mirëkuptim në këtë aspekt. Pasi jemi pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk dëshirojmë të përdoremi nga askush për qëllime politike”.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...