Roma ia cakton çmimin Abrahamit, mes raportimeve për shkëmbimin e tij me Lukakun

PUBLIKUAR

Roma dhe Chelsea mund të shkëmbejnë Romelu Lukakun dhe Tammy Abraham verën e ardhshme, por “Giallorossi” thuhet se e vlerësojnë sulmuesin anglez me 52 milionë euro.

Mediat angleze raportuan të hënën se Roma dhe Chelsea mund të diskutojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Lukakun dhe Abrahamin në fund të sezonit dhe “Calciomercato” ka konfirmuar sot se ky është një opsion tashmë, transmeton Gazeta Express.

Roma thuhet se dëshiron ta mbajë Lukakun për një kohë të gjatë në “Olimpico”, ndërsa Abrahami shihet si një lojtar që mund të largohet në verë.

Roma po planifikonte të shiste anglezin verën e kaluar, por ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e fundit të sezonit 2022/23 kundër Spezias.

Sipas mediumit italian, Roma ende e vlerëson Abrahamin në 52 milionë euro dhe mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të jetë e interesuar ta rikthejë atë në “Stamford Bridge”.

“Blutë” duken të etur për transferimin e yllit të Napolit, Victor Osimhen, ndërsa Roma do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Lukakun në formë të përhershme në vitin e ardhshëm. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...