Haga deklarohet për bastisjet e sotme në Prishtinë

PUBLIKUAR

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Pa dhënë detaje se mbi çfarë dyshimesh dhe në sa lokacione po zhvillohen këto operacione, ZPS ka thënë se ata po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe EULEX’i.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen për Express.

Ndërkohë sot janë kryer bastisje në banesën e ish këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shala dhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...