Komuna e Prishtinës publikon fotografi të qytetarëve duke e lënë bërllogun në rrugë: E patolerueshme

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës ka publikuar disa fotografi të qytetarëve duke gjuajtur bërllog jashtë kontejnerëve.

Në një postim në Facebook, komuna ka shkruar se do të gjobiten të gjithë ata që bëjnë një veprim të tillë.

“Hudhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve, në trotuar a rrugë është e ndaluar me rregullore dhe ligj. Hudhja e mbeturinave në këtë mënyrë gjobitet, dhe Kryeqyteti si institucion, duke u bazuar në rregullore e ligje do të përdorë mundësinë e shqiptimit të gjobës sepse një veprim i tillë është i patolerueshëm. Ju lutemi shumë, të keni kujdes, mos hudhni mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve! Vetëm duke bashkëpunuar, ne mund ta mbajnë pastër mjedisin ku jetojmë.”

Në postim thuhet se shumë shpejt do të vendosen kontejnerë të ri.

“Shumë shpejt do të vendosen kontejnerët e rinj nëpër lagjet e Kryeqytetit. Po punojmë vazhdimisht që të kemi sa më shumë shporta e kontejnerë për mbeturina, por na duhet patjetër edhe kujdesi juaj që të mos hedhni mbeturina aty ku nuk lejohet.”

Po ashtu, komuna ka thënë se nuk do të tolerohen makinat e parkuara në trotuare.

“Nuk do të tolerohen as makinat e parkuara në trotuare. Inspektorët tanë të palodhshëm bashkë me policinë vazhdimisht po punojnë që trotuaret të lirohen nga makinat, ndërsa punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve publike do të vendosin pengesa për të mos lejuar parkimin e veturave në trotuare, sepse trotuaret janë për këmbësorë, jo për makina.”

SHIKO MË SHUMË

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...