Arrestohen dy vetë për plaçkitje në Kaçanik

PUBLIKUAR

Të enjten janë arrestuar dy persona si të dyshuar për një plaçkitje me armë zjarri në Kaçanik.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: tre armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza, raporton Klan Kosova.

“Kaçanik / 26.10.2023 – 04:55. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e punës ka hyrë një person i maskuar dhe në kërcënim të armës ka grabitur nga viktima 125 € para dhe dy boksa cigare. Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: tre armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...