Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë Boszik, diskutohet edhe siguria

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, të cilin e ka uruar për detyrën dhe ka shfaqur shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve, sipas Presidentes Osmani  datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike, thuhet në komunikatën e presidencës.

Në një pjesë të takimit, u diskutua edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.

“Presidentja Osmani tha se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me aleatë, ndërkohë që autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të 24 shtatorit  duhet të vihen para përgjegjësisë. Në këtë kontekst, sipas Presidentes Osmani, Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës”.

U diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimi ndërshtetëror, posaçërisht në fushën e shkëmbimit të studentëve dhe u tha se ka potencial për fuqizim  të marrëdhëniet ekonomike, vijon komunikata.

Ndërkaq ambasadori Boszik, u zotua për bashkëpunim më të gjerë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...