Ushtria amerikane deklaron se ka vrarë një komandant të lartë të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), njofton BBC.
Në një vlerësim fillestar tregohet se Tarkhan Batirashvili, një gjeorgjian i njohur si Omar Shishani, ka vrarë së paku 12 militantë të tjerë.
Edhe pse konfirmimi për vdekjen e tij nuk ishte i menjëhershëm nga ana e ISIS, SHBA’ja kishte ofruar shumën për 5 milion dollarë shpërblim për Shishanin, i cili në shtator të vitit 2014 ishte shpallur terrorist global.
Megjithatë, një zyrtarë i lartë i mbrojtjes tha për Associated Press se komnandanti ushtarak i vra në sulmet ajrore që u realizuan javën e kaluar në Siri. /GazetaExpress/


