Tentim vrasje në Ferizaj

PUBLIKUAR

Është lënduar një person dje në Ferizaj si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar në polici se njëri nga personat me të cilët është përleshur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...