I gjendet sasi e konsiderueshme me monedha metalike dy euro, arrestohet i dyshuari

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës njofton se sot gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë ka ndaluar automjetin Audi A4, i cili po drejtohej nga 26-vjeçari A.B., ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Bëhet e ditur se më pas me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro;

 Automjeti Audi A4 i përdorur në rast

 2 (dy) telefona celularë;

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...