Osmani: Pas 24 shtatorit, dialogu me Serbinë duhet të rimendohet

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i dialogut duhet të rimendohet.

Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për media.

Osmani tha se për agresionin e 24 shtatorit nuk ka dyshim se prapa saj qëndron Serbia.

“Tashmë janë bërë më shumë se 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim dhe qasja e marrë për këto 12 vite e ka inkurajuar Vuçiqin, që të kryejë dhunë dhe agresion”, tha Osmani.

“Janë katër elemente që e çojnë përgjegjësinë apo linjen komanduese deri tek presidenti Vuçiq. E para ka të bëjë me financimin, ka dëshmi të evidentuara edhe muaj më parë.

E dyta ka të bëjë me armët, të cilat janë prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë, dhe janë dhënë nga shteti serb për terroriste. E treta ka të bëjë me trajnimet që as shteti serb nuk i mohon se ji ka kryer për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike me terroristët serbe”, tha ajo.

“Nuk ka më dyshim. Unë e kuptoj që shtetet veç e veç mund t’i procedurat për konfirmim të informacioneve. Ne presim që pas përfundimit të procedurave që shtetet anëtare të ndërmarrin masa”, tha e para e shtetit të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...